DYLON

Maturantët e ShMT “Mehmet Isai”, vizitë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Maturantët e ShMT “Mehmet Isai”, vizitë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Avatar photo Redaksia

Qendra e Karrierës sot ka dërguar maturantët e ShMT “Mehmet Isai”- Gjilan,  për vizitë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universitetin e Prishtinës.

Nxënësit e shkollës sonë patën rastin të shohin nga afër ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Duke i përshkuar kabinetet e të gjitha drejtimeve, sallat e ligjëratave, amfiteatrin, zyrat e profesorëve, syllabusin se si funksionon fakulteti etj.

EkoHigjiena

Maturantët se bashku me këshilltaret e karrierës dhe profesorin Fazli Sermaxhaj u pritën dhe ishin në përcjellje që nga fillimi e deri në fund nga personali i Fakultetit si: Prodekani Ilir Doçi, profesorët dhe asistentet: Afrim Gjelaj, Xhevahir Bajrami, Halil Demolli, Shkëlzën Shabani, Riad Ramadani, Drilon Meha, Riad Morina dhe Ramadan Mazrekaj.

Për transportin e nxënësve për vajtje-ardhje ishte kujdesur Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Personeli i Qendrës së Karrierës falënderon pjesëmarrësit e fakultetit që ishin pjesë e vizitës sonë, duke na treguar në detaje mundësitë e mira që ofron fakulteti për maturantë/et e ardhshëm. /2LONLINE/

FOTO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.