DYLON
Tkim informues

Maturantët e Komunës së Kamenicës mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”

Maturantët e Komunës së Kamenicës mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia
Maturantët e Komunës së Kamenicës kanë mirëpritur përfaqësuesit e Universiteti Publik “Kadri Zeka” në një takim informues, i cili kishte për qëllim orientimin e tyre drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale pas përfundimit të shkollimit të mesëm

Në këtë aktivitet morën pjesë maturantët e Shkolla e Mesme e Lartë Mikse “Sejdi Kryeziu” në Roganë, si dhe nxënësit e Shkolla e Mesme “Andrea Durrsaku” dhe Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë.

Të shoqëruar nga profesorët e tyre, maturantët patën mundësinë të informohen nga Prodekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.. Ass. Dr. Blerim Haziri, sekretari i kësaj njësie Petrit Canaj, si dhe Prof. Ass. Dr. Avni Rudaku, lidhur me ofertën akademike të universitetit. Gjatë prezantimit para maturantëve u paraqitën programet studimore, kushtet e studimit dhe mundësitë për zhvillim profesional që ofron ky institucion.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e universitetit theksuan rëndësinë e zgjedhjes së drejtimit të duhur studimor, duke i inkurajuar maturantët të ndjekin interesat dhe aftësitë e tyre personale. Po ashtu, u ndanë informacione të rëndësishme mbi procedurat e regjistrimit, përfitimet për studentët dhe perspektivat e punësimit pas përfundimit të studimeve.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte diskutimi i hapur me maturantët, të cilët treguan interes të madh dhe parashtruan pyetje të ndryshme rreth drejtimeve studimore, praktikave profesionale dhe mundësive për avancim në karrierë. Përfaqësuesit e universitetit ofruan përgjigje të detajuara dhe këshilla konkrete për hapat e ardhshëm të tyre.

Në përmbyllje të vizitës, maturantët shprehën mirënjohjen për përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke e cilësuar këtë takim si shumë të dobishëm dhe motivues për rrugëtimin e tyre të ardhshëm akademik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.