DYLON
Maturantët njoftohen me ofertën akademike të UKZ-së

Maturantët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e UKZ-së

Maturantët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Maturantët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, patën mundësinë të zhvillojnë një takim informues me përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me qëllim të orientimit të tyre drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale pas përfundimit të shkollimit të mesëm.

Të shoqëruar nga profesorët e tyre, Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi, maturantët  u njoftuan nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, si dhe Prodekani i kësaj njësie akademike, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri, për Maturantët njoftohen me ofertën akademike të UKZ-së duke përfshirë programet studimore, si dhe mundësitë për zhvillim profesional që ofron UKZ.

EkoHigjiena

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e universitetit theksuan rëndësinë e zgjedhjes së drejtimit të duhur studimor, duke i inkurajuar maturantët që të ndjekin interesat dhe aftësitë e tyre personale. Ata gjithashtu ndanë informacione mbi kushtet e studimit, përfitimet që ofrohen për studentët, si dhe perspektivat e punësimit pas përfundimit të studimeve.

Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi ishte bashkëbisedimi i hapur me maturantët, të cilët shprehën interes të madh dhe parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me drejtimet studimore, procedurat e regjistrimit, praktikat profesionale dhe mundësitë për avancim në karrierë. Përfaqësuesit e universitetit u përgjigjën në mënyrë të detajuar, duke ofruar këshilla konkrete dhe të dobishme për hapat e ardhshëm të maturantëve.

Në fund të vizitës, maturantët shprehën mirënjohjen e tyre për përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për kohën dhe informacionet e ofruara, duke e cilësuar këtë takim si shumë të dobishëm dhe motivues për rrugëtimin e tyre të ardhshëm akademik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.