DYLON

Maturantët e Gjimnazit “Natyror “Xhavit Ahmeti” njihen me mundësitë e programit të punës praktike

Maturantët e Gjimnazit “Natyror “Xhavit Ahmeti” njihen me mundësitë e programit të punës praktike
Avatar photo Redaksia

Para nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është prezantuar programi i Punës Praktike, me qëllim që të eksplorohen interesat e nxënësve dhe të rriten aftësitë e tyre për punësim.

Ky është një cikël i ri i punës praktike të Kosovo Generation Unlimited (K-GenU), i cili fuqizon dhe punon me të rinjtë duke i lidhur me mundësitë për përmirësimin e tranzicionit të tyre nga shkolla në punë.

EkoHigjiena

Siç ka theksuar, Flutura Abdullahu,  prezantuese e këtij programi, ai ofron punë praktike për të rinjtë që duan të fitojnë përvojë ne mjedise profesionale dhe të ndërtojnë aftësitë e tyre, ndërkohë që u ofrohen trajnime dhe mentorë për t’i mbështetur në rrugëtimin e tyre.

Përmes një partneriteti të zgjeruar dhe nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-it dhe Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, kjo iniciativë e suksesshme e zhvillimit të aftësive dhe punësimit do të ofrojë hapësirë dhe mundësi për deri në 10,000 të rinj.

Organizatorët i kanë ftuar të rinjtë nga mosha 16 – 24 vjeçare që të regjistrohen në platformën digjitale www.kosovogenu.com/register , që të krijojnë profilin e tyre, të përcjellin shpalljet e postuara nga kompanitë dhe organizatat në platformën digjitale apo aplikacionin mobil dhe të shprehin interesimin për të aplikuar direkt aty dhe pasi që të aplikojnë, mbi ecurinë dhe statusin e aplikimit do të njoftohen përmes e-mailit apo njoftimeve në telefonin e tyre.

Për ata që punësohen, puna praktike do të zgjas 3 muaj, të rinjtë kanë të drejtë të punojnë 4 orë në ditë dhe do të kompensohet në vlerë mujore prej 300 euro.

Një prezantim i tillë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ishte bërë edhe vitin e kaluar dhe kishin përfituar shtatë nxënës, të cilët janë punësuar në institucionet komunale. Komuna e Gjilanit kishte ofruar 100 vende pune.

Ndryshe, kjo nismë ofron edhe kurse të ndryshme pa pagesë. Programi është prezantuar në të gjitha klasat e dymbëdhjeta në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.