DYLON

Maturantët e Gjilanit udhëtojnë në ekskursion në Shqipëri, shpenzimet mbulohen nga komuna

Maturantët e Gjilanit udhëtojnë në ekskursion në Shqipëri, shpenzimet mbulohen nga komuna
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, realizon ekskursionin për maturantët e shkollave të mesme në Shqipëri.

“Për herë të parë shpenzimet e ekskursionit mbulohen nga komuna. Tashmë është nënshkruar edhe kontrata me operatorin ekonomik”, njofton zyra e kryetarit..

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënshkrimin e kontratës e ka vlerësuar si lajm fantastik.

“Kontrata u nënshkrua, ekskursioni i maturës në Shqipëri, shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/