DYLON

Maturantët do t’i nënshtrohen testit të maturës

Maturantët do t’i nënshtrohen testit të maturës
Avatar photo Redaksia

Nesër do t’i nënshtrohen testit të maturës 1261 maturantë të komunës së Gjilanit.

Nga Drejtoria e Arsimit thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’u mbajtur testi i maturës në mënyrë të rregullt sipas kërkesave të MAShT-it, duke filluar nga përgatitja e 10 qendrave të testimit, 43 administrues të cilët do të administrojnë procesin, si dhe 10 komisione me nga tre anëtarë pjesëmarrës.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Arsimit Albana Demiri, tha se procesin do ta përcjellin edhe përfaqësues nga MAShT-i, Drejtoria e Arsimit dhe shkollat.

Sipas saj nxënësit me vete duhet të kenë dokumentin e identifikimit, vërtetimin që e kanë paraqitur maturën, si dhe një laps të thjeshtë.

Testi fillon nga ora 10:00, ndërsa nxënësit duhet të jenë në ora 09:00 në objektet shkollore!

“Këshillojmë të gjithë nxënësit që të fokusohen në aftësitë e tyre kognitive e njohuritë e fituara, të menaxhojnë stresin e gjendjen emocionale gjatë këtij procesi”, tha Albana Demiri.

Për rast nevoje drejtoria ka aranzhuar edhe ekipet mjekësore e psikologjike për nxënësit!

Drejtoresha e Arsimit, i ka uruar suksese për të gjithë maturantët, duke shpresuar në rezultate pozitive nga të gjithë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.