DYLON

Matoshi nënkryetar, AKR-ja do të drejton edhe katër drejtori

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –   Dega e AKR-së në Kamenicë nga sot ka filluar jetësimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK-në në Kamenicë, ka thënë kreu i AKR-së së Kamenicës, Fatmir Matoshi.

Siç dijet, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka bërë publik vendimin për emërimin e nënkryetarit të komunës dhe drejtorëve që vijnë nga radhët e AKR-së. Në  bazë të propozimit të degës së AKR-së nënkryetar I komunës është emëruar, Fatmir Matoshi, kryetar i degës. Ndërsa të emëruarit e tjerë janë: Valon Maliqi – Drejtor i Administratës së  Përgjithshme (Jurist i Diplomuar), Aishe Morina – Drejtor i Shëndetësisë  dhe Mirëqenies sociale (Stomatologe) ,Faik Rexhepaj, Drejtor  për Mbrojtje dhe Shpëtim  (Teknik i Bujqësisë) dhe Fatmir Krasniqi, Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë (Jurist i Diplomuar).

EkoHigjiena

“Angazhimi i AKR-së në qeverisjen komunale do të jetë i sinqertë dhe vetëm për interesa të qytetarëve të Kamenicës, kemi marrë përgjegjësi dhe obligime që të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e Kamenicës dhe angazhimi ynë në këtë drejtim do të jetë maksimal” ka thënë nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, që njëherësh është  edhe kryetar i Degës së  AKR-së  në  Kamenicë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.