DYLON

Matoshi: Në vjeshtë qelet “Kapia”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fatmir Matoshi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës, thotë se ditëve të fundit i kanë intensifikuar takimet dhe janë përafruar punët rreth shpalljes së tenderit për ndërtimin e objekteve në Pikën Kufitare në “Kapi”.

“Për këtë qëllim gjatë këtyre ditëve kam pasur takime në Policinë Kufitare në Prishtinë, sikundër edhe e kemi pasur një vizitë të Policisë Kufitare në Kamenicë. Gjithashtu kam pasur takim edhe me z. Gazmir Raci, këshilltar i Ministres Edita Tahiri. Të premten është takimi i radhës për aplikim për marrjen e kushteve urbanistike për lejen për ndërtimin e PKK ”Kapi”. Ndërtimi i pikës do të kushtojë rreth 100 mijë euro, ndërsa këto ditë po bëhet edhe studimi i vijës së furnizimit me energji elektrike të ndërtesave në kufi, si dhe furnizimit me ujë. Plani është që Pika Kufitare “Kapia” të jetë e gatshme për qarkullimin e njerëzve në shtator 2016.
Ëndrra po realizohet. Urime”, shkruan në profilin e tij,  Fatmir Matoshi. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.