DYLON

Matoshi: Migrimi ilegal nuk është zgjidhje

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Kamenicës e mbajti takimin e fundit për vitin 2014. Takimin e udhëhoqi nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi. Ai në fjalën e tij shprehu shqetësimin për largimin e të rinjve nga Kosova në mënyrë ilegale, duke e rrezikuar, shëndetin dhe duke bërë harxhime, edhe pse institucionet vendore edhe ambasadat e vendeve të BE-së, apelojnë që mos të nisen në këto udhëtime qytetarët tanë, sepse nuk iu pranohet statusi i azilantëve.

Matoshi, kritikoi trafikantet të cilët po e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të pa punësisë për manipulime me qytetarët,sidomos me rininë. Më së shumti po rrezikojnë ata që me veti po i marrin e dhe familjen me fëmijë të vegjël dhe po malt tretohen nëpër kufij e në këtë mot të ftoftë.

EkoHigjiena

Edhe komuna e Kamenicës është e prekur nga ky sindrom,e në disa fshatra është më e theksuar si Karaçeva e Hogoshti.etj. Njëherit kërkoj një mobilizim të institucioneve dhe faktorëve tjerë për të dhen secili kontributin e tij për parandalimin e kësaj dukurie. Shqetësim shprehu poashtu edhe komandanti i Stacionit të Policisë Nazif Hajrizi,për intensitetin e kësaj dukurie, thotë se duhet t’i zbulojmë njerëzit të cilët e kanë bërë ketë punë biznes.

Policia kufitare, tha komandanti Ekrem Haxhiu, është e mobilizuar për ta parandaluar këtë dukuri, por vetëm policia nuk mund ta bëjë parandalimin. Ai përmendi rastet e kapjes së disa trafikantëve kohë më parë 14 raste dhe javën e fundit 5 raste.

Haxhiu, kërkon që popullata t’i ndihmoj policisë duke i dhënë informacione në identifikimin e trafikantëve. Gjatë këtij muaji policia kufitare i kthye prapa 800 veta, policia ka të drejtë ti kthej ata që nuk kanë fletë garancinë, dokumente të rregullta.

Por, brengosje është, se për ikje po shfrytëzohen e dhe rrugët alternative.

Bashkësia Islame o të bëj apele nëpër Xhami, të premteve për luftimin e kësaj dukurie, tha përfaqësuesi Milaim Behluli.

Nënkryetari Matoshi propozoi që nga ky forum të dilet me një komunikatë në emër të Këshillit.

Përndryshe, në këtë takim u U debatua edhe për planin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i aprovuar edhe nga Kuvendi komunal. Ky plan, ishte bërë një vlerësim i rreziqeve ,për territorin e komunës së Kamenicës një planë tejet i detalizuar dhe gjithëpërfshirës.

Major Ali Vishi, njoftoi se edhe FSK ka planin e saj ,ku është ë e përfshirë edhe Kamenica, prandaj grupi caktuar për Kamenicën t’i harmonizojnë këto plane, tha Vishi. Plani i vitit kaluar u tha se ishte i realizuar.

Sanije Jahiri ngriti çështjen e qenve endacak. E nënkryetari Matoshi tha se për trajtimin e qeneve endacak Komuna e Kamenicës i ka nda 15. 000 euro për vitin 2015.

Matoshi në emër të këtij Këshilli i shpreh ngushëllime familjes Jashari , që pësoi tragjedi nga qenët endacak par ca ditësh./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.