DYLON

Matoshi i quan hipokrizi mbledhjet e përbashkëta të qeverive

Avatar photo Redaksia

Analisti politik, Halil Matoshi i ka quajtur hipokrizi mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Matoshi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se mos u besoni pallavrave të tyre patriotike- demagogjike, sepse e kanë vetëm për pushtet e për para.

Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook:

EkoHigjiena

“Hipokrizi e dy qeverive

Derisa, po i përdorin kinse do mbledhje të përbashkëta për nevoja të brendshme (duke mos pas me u dhanë popujve bukë – po u japin lojna, gjeste patriotike, flamuj e turbofolk); në anën tjetër, ni hit i nxetë turbofolk – krejt i kallt kombëtarist – i modelit të Ceces dhe Arkanit, i “ka mbytë” kanalet televizive, andej e këndej kufinit shtetnuer, ku i brohoritet Shqipnisë etnike/Shqipnisë së madhe, e ku valviten flamuj e bahen be t’mdhaja, derisa Shqipnia po vuen e dridhet nen peshen e tritolit, vrasjeve me porosi te politikes dhe ku mbretnon pasiguri totale, kurse Kosova (njerëzit e saj) po zhvendoset neper Serbia, kah Hungaria e manej, neper dynja, tue lyp ni cop bukë.

Ne anen tjeter, po ksaj Qeverie qe ka ngreh fallusin patriotik sot ne Tironë – Qeverisë së Kosovës – i asht diktue nga Ivica Dacici (minister i jashtem serb) qe te mos guxojë me nxjerr kund ni flamur a ni shej t’vetin, si deshmi qe asht shtet.

Media kosovare po thot se kushtin e “njeriut t’Sllobes” qe po shitet si “Krajl” serb, Qeveria Mustafa & Thaci e ka pranue!?

Prandej mos u besoni perrallave te tyne patriotike-demagogjike qe i thojnë mes Tirone!?

E kanë vetem për pushtet të tyne personal, per famë e pare!!!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.