DYLON

Matoshi: Diversiteti fetar është pasuri e jona

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e OSBE-së u mbajt në Kamenicë një Forum diskutimi për dialogun ndër-fetar në Kosovë në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e bashkësive fetare, nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi dhe zyrtarë të lartë të OSBE-së. Fjalët hyrëse në këtë forum i thanë Valbonë Dermaku, Këshilltare Nacionale e te Drejtave te Njeriut dhe Zoltán Imecs Ushtrues Detyre i Drejtori te Qendres Rajonale te OSBE-se ne Gjilan.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, e ka falënderuar OSBE-në për angazhimin e drejtpërdrejt në nxitjen e dialogut ndërfetar në Kamenicë, ndërsa diversitetin fetar e ka vlerësuar si pasuri të Komunës së Kamenicës. “Jemi të kënaqur që qytetarët tanë janë njerëz besimtar dhe të grumbulluar rreth besimeve të ndryshme fetare, i falënderojë udhëheqësit fetar për kontributin dhe bashkëpunimin që kanë me institucionet lokale, dhe rolin e tyre sidomos në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi” tha në fjalën hyrëse nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Në takim u diskutuan edhe u ngritën disa qështje nga përfaqësueusit e bashkësisë Islame Remzi Kastrtati, ai i kishës ortodokse Srdjan Jeremic dhe përfaqësuesi i Kishës Protestante Hilki Berisha.

Qështja e varrezave dhe shpenzimeve të varrimit, objekti i administrtaës së Basshkësisë Islame dhe bashkëpunimi më i mirë me komunën, me mediat lokale dhe me organizatat rinore ishin disa nga temat e ngritura.

Nënkryetari Fatmir Matoshi, i njoftoi përfaqësuesit e feve se person kontaktues mes komunës dhe bashkësive fetare do të jetë Sylejman Morina, shefi i zyrës komunale për informim, gjithashtu rreth problemeve m të cilat ballafaqohen ata, do të organizohet një takim i përbashkët në komunë në javën e parë të muajit dhjetor./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.