Hulumtuesit janë duke kërkuar nga mjekët që ta matin shtypjen e gjakut në të dy duart e pacientëve për shkak se ata kanë zbuluar që një dallim i madh mes dy matjeve mund të jetë indikator i hershëm i sëmundjeve të zemrës.
Hulumtuesit në ‘Massachusetts General Hospital’ thonë se matja e shtypjes së gjakut në të dy duart mund të ofrojë një paralajmërim të hershëm që pacienti është i rrezikuar nga sulmi në zemër ose në tru.
Hulumtuesit kanë matur shtypjen e gjakut të 3.400 personave. Të gjithë pacientët ishin më të vjetër se 40 vjeç dhe të gjithëve u është matur shtypja në të dy duart, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë shenjë të sëmundjeve të zemrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar që dallimi mesatar mes duarve ishte rreth pesë pikë të shtypjes sistolike të gjakut, kjo është shtypja e gjakut në artere kur gjaku pompohet larg zemrës.
Megjithatë, 10 për qind e vullnetarëve kanë pasur dallim prej 10 pikësh mes duarve të tyre. Shkencëtarët që kanë përcjellë pjesëmarrësit për 13 vjet zbuluan që ata me dallim prej 10 pikës ishin për 38 për qind më të rrezikuar nga sulmi në zemër ose tru.