Masurica: Në kohën kur lëvizjet gjithnjë e më shumë po kufizohen, arti po i tejkalon ato!

Masurica: Në kohën kur lëvizjet gjithnjë e më shumë po kufizohen, arti po i tejkalon ato!

“Nxënësit tanë kanë organizuar aktivitetin e dytë në kuadër të ciklit “KARANTINË” ku kësaj here si medium kanë përzgjedhur Fotografinë Artistike”, ka bërë me dije, Roland Masurica, drejtor i Shkollës së Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan.

“Edhe pse në rrethana jo të zakonshme, me një fushatë përmes një seti të fotografive artistike, nxënësit tanë nuk po e ndalin aktivitetin e tyre artistik vetëdijesues ndaj qytetarëve e që për qëllim kanë inkurajimin e tyre në luftën kundër Covid-19”, ka thënë Masurica, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai shtoi se secila nga fotografitë bartë në vete nga një mesazh rreth shtimit të kujdesit ndaj shëndetit në këtë kohë pandemie.

“Në kohën kur lëvizjet gjithnjë e më shumë po kufizohen, arti po i tejkalon ato”, ka thënë Masurica.

Punimet mund t’i shihni   K Ë T U

Emrat e nxënësve
Alma Pajaziti
Anila Ibrahimi
Anilda Bajrami
Art Rexhepi
Arta Dermaku
Daordsa Hyseni
Donat Sherifi
Vlera Ibrahimi
Idea Shefkiu
Nazlie Korqa
Orgena Kastrati
Vesa Xhelili

KOMENTE