DYLON

Mashtrimi i Vuçiqit: Inauguroi spitalin e inauguruar

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka inauguruar një spital i cili vite më parë ishte inauguruar nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq. Bëhet fjalë për spitalin e Pasjanit, aty ku Vuçiqi para dy ditësh e cilësoi Kosovën si “djep të Serbisë”.

Gazeta Tribuna ka siguruar të dhëna që dëshmojnë se për spitalin e Pasjanit ishin ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, 227.894 euro. Asokohe kjo ministri drejtohej nga Sllobodan Petroviq.

EkoHigjiena

Pjesën tjetër të mjeteve Qeveria e kishte siguruar nga linja tjera buxhetore. Por nuk kishin munguar as mbështetja nga donatorët ndërkombëtar. Financimi i Qeverisë në spitalin e Pasjanit konfirmohet edhe në raportet e punës dhe në monitorimet e organizatave joqeveritare që u janë bërë komunave të Kosovës.

Për këtë spital në fund të vitit 2012 kishte folur edhe Nenad Cvetkoviq, në cilësinë e kryetarit të komunës Partesh-Pasjan. Tribuna, ua sjell vetëm një fragment nga ajo që kishte thënë Cvetkoviq në një paraqitje para medieve.

” Ne tashmë kemi ndërtuar spitalin dhe ky është një rezultat i mirë yni. Mirëpo, kur e formuam komunën dhe u ndamë nga komuna amë e Gjilant, ne kemi pasur vetëm tetë vende të punës për shëndetësi”, pati thënë ai. /GazetaTribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.