DYLON

MASHTI dhe EYE nënshkruajnë Marrëveshje për rritjen e cilësisë së Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

MASHTI dhe EYE nënshkruajnë Marrëveshje për rritjen e cilësisë së Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci dhe drejtori i Projektit EYE (Rritja e Punësimit për të Rinj), z. Pieter Ypma nënshkruan sot Marrëveshje të Mirëkuptimit, e cila ka për qëllim rritjen e cilësisë së Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional për krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës.

Me anë të kësaj marrëveshjeje do të themelohen dhe ngriten kapacitetet e së paku 10 qendra të karrierës në IAAP të cilat do të lehtësojnë tranzicionin e nxënësve nga IAAP-të në tregun e punës.

EkoHigjiena

Ministrja Nagavci me këtë rast ka falënderuar Qeverinë Zvicerane si financuese e projektit, për mbështetjen që po i jep sektorit të arsimit në Kosovë, në krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës dhe rritjes së mundësisë së punësimit të të rinjve.

Ministrja ka thënë se, MASHTI do të punojë në koordinim më të gjithë donatorët dhe palët e interesit në standardizimin e modelit të qendrave të karrierës në IAAP si dhe do të zhvillojë legjislacionin sekondar për këto qendra.

Ndërsa, drejtori i Projektit EYE( Rritja e Punësimit për të Rinj), z. Pieter Ypma tha se përmes kësaj Marrëveshjeje, do të mundësohet zhvillimi profesional i mëtutjeshëm i stafit të qendrave për karrierë, me qëllim të zhvillimit të shërbimeve të reja për këshillim dhe orientin në karrierë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.