DYLON

MAShT mirëpret vendimin e Turqisë për futjen e Gjuhës Shqipe në shkolla

Gjuhës Shqipe
Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mirëpret vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar.

Para pak kohësh, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, e ka biseduar çështjen e futjes së lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke, në takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë.

Andaj, MAShT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amëtare dhe njëkohësishtë promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve.

EkoHigjiena

Ministria e Arsimit zotohet se do të japë ndihën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, Planprogrameve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.