(2L ONLINE) – Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për administratën shtetërore dhe rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative, ka marrë vendim për themelimin e shkollës së mesme në Pozheran.
Në bazë të këtij vendimi, shkolla e mesme e lartë në Pozheran , do të jetë shkollë mikse, që nënkupton përfshirjen e drejtimeve të gjimnazit dhe teknikës.
Drejtori I Drejtorisë së Arsimit Qahil Sinani, shprehet se ky vendim mirëpritur nga Institucionet komunale, si dhe qytetarët e Pozheranit, pasi që do të mundësoj krijimin e një ambienti më të volitshëm për punë të kësaj shkolle e cila tani e tutje do të ketë statusin e barabartë me shkollat e tjera të mesme të qendrave të Kosovës.
Shkolla e mesme në Pozheran, ka funksionuar si paralele e ndarë e Gjimnazit Kuvendi i Lezhës, që nga viti 1978./2L ONLINE/