DYLON

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë

MASh dhe universitetet vendore diskutojnë statusin e ardhshëm të Erasmus+ në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës u organizua tryezë e përbashkët me të gjitha Universitetet vendore me temën “E ardhmja e statusit të Programit Erasmus+ në Kosovë”

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në kuadër të Erasmus+, me theks të veçantë në zbatimin e International Credit Mobility (ICM), rolin e Zyrave për Bashkëpunim Ndërkombëtar, si dhe sfidat dhe mundësitë për të ardhmen, përfshirë procesin e kalimit të Kosovës nga vend partner në Program Country me të drejta të plota.

EkoHigjiena

Në këtë aktivitet, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës prezantuan hapat dhe zhvillimet institucionale drejt këtij objektivi strategjik, ndërsa u theksua rëndësia e përgatitjes së institucioneve të arsimit të lartë për këtë tranzicion.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, U.D. udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, prezantoi progresin e universitetit në drejtim të digjitalizimit të proceseve të mobilitetit për staf dhe studentë, duke e pozicionuar UKZ si një nga institucionet e para në Kosovë që po avancon drejt implementimit të plotë të proceseve digjitale dhe njohjes automatike të kredive dhe aplikimit të EWP.

Pjesëmarrja në këtë tryezë konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të UKZ për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve evropiane në arsimin e lartë, duke kontribuar në rritjen e cilësisë, ndërkombëtarizimit dhe modernizimit të proceseve akademike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.