/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka nxjerrë aktvendim ndaj të miturës A. S., duke i shqiptuar masë edukative: mbikëqyrja e shtuar nga ane organit të kujdestarisë. Kjo masë do t’iu shqiptohet të miturës në kohëzgjatje prej 1 (një) viti me detyrime të veçanta sigurimin e largimit të miturës nga çfarëdo ndikimi negativ, ofrimin e zgjedhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të shfaqet në jetën e të miturës.
E mitura A. S. shqiptare nga Komuna e Vitisë, me datë 28 Mars 2015, me të shoqen Q. Z. (tani e ndjerë), në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, janë kapur në flagrancë duke e kaluar kufirin në mënyrë ilegale, në mënyrë që nga Aeroporti i Shkupit me aeroplan të udhëtojnë për në Republikën e Turqisë dhe pastaj të vazhdojnë rrugën për në Siri, me qëllim që të i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS.
Me këtë ajo ka kryer veprat penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2, lidhur me veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/