DYLON

Masat shtesë të policisë, rrisin sigurinë në trafik

Avatar photo Redaksia

Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik Policia e Kosovës (PK) ka ndërmarrë masa shtesë për përforcimin e shërbimeve në komunikacion në të gjitha akset rrugore. Sipas të dhënave të policisë nga janari dhe në mars të këtij viti ka pasur rritje të numrit të aksidenteve me fatalitet për 66.67 për qind. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radio Kosovën se ndërmarrja e masave shtesë si dhe toleranca zero në trafik, ka bërë që në muajin korrik numri i aksidenteve me fatalitet të shënojë rënie, me minus 1.67 për qind.

Njësitet policore të komunikacionit rrugor po ushtrojnë kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, si në ato urbane e po ashtu edhe në ato rajonale. 

EkoHigjiena

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë se angazhim i pandërprerë i Policisë së Kosovës në të gjithë territorin e vendit, ka të vetmin qëllim – ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrësve në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet. 

lexo të plotë në:
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=1883