DYLON

Masat e ndërmarra e kanë një qëllim, shpëtimin e jetëve!

Masat e ndërmarra e kanë një qëllim, shpëtimin e jetëve!
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se e drejta universale më e madhe se më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes është e drejta për jetën.

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Ramadani ka thënë se të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës, por se masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Semafori i kuq!
A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?
Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!
Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njejtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!
Pasojën e dini të gjithë!
Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!
Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo?
Po pse bëhet kjo?
Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!
E drejta për jetë!
Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!
Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!
Kjo është shëndetësia publike!
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Epidemiologia, scientia magnifica!
Deus salvare nos inscius! Pro bono fure capere!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.