Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe institucionet tjera në përgjithësi.
Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër pikat kufitare të Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe me aktivitete të intensitetit dhe densitetit mjaft të madh në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjencionet tjera shtetërore, në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve të shkaktuara.
Nga muaji qershor i këtij viti (2021) deri dje ( 10.08.2021) janë evidentuar:
· 109 – njëqind e nëntë raste të ‘zjarr vënieve’
· 71 – shtatëdhjetë e një raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe
· 95 – nëntëdhjetë e pesë incidente zjarri.
duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.
Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale, dhe
ü janë identifikuar (41) dyzet e një persona të dyshuar, si dhe
ü janë arrestuar gjithsej (20) njëzet persona të dyshuar të përfshirë në to.
Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave.
Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. /2LONLINE.com/