Masakrat e shumta të kryera ndaj shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme

Masakrat e shumta të kryera ndaj shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme

Proceset e tranzicionit politik të shtetësisë së Kosovës nuk kanë filluar me luftën e fundit, por shumë më herët. Në këtë rrugëtim të vështirë, ndaj popullit shqiptarë janë kryer masakra të shumta në periudha të ndryshme kohore.

Kujtojmë vitin 1945, fundin e Luftës së Dytë Botërore, por që për ne, ishte edhe fillimi i një tmerri, për shkak të masakrave të kryera ndaj shqiptarëve, të ndarë në disa brigada, në emër të luftës për çlirimin jugosllav nga forcat naziste.

Grumbullimi me dhunë dhe formimi i disa brigadave shqiptare nga partizanët serb, (jugosllav), marshimi ose ndarja e tyre në tre drejtime kshte edhe qëllime ogurzeza. Për ata që morën drejtimin për në Mal të Zi, masakra e tmerri ka filluar nga lumi Buna e tutje. Masakra e madhe ndodhi në Tivar, ku mbi 10 mijë vetë u vranë.

Po ashtu edhe në Dubrovnik qindra burra u helmuan. Ndërsa, në Kosovë po ndodhnin dhunimet, maltretimet e edhe vrasjet, që po kryheshin nga forcat serbe e malazeze.

Ndërsa Brigada tjetër shqiptare, numerikisht me shumë luftëtarë shqiptarë trima, ishtr në vijën e parë të frontit dhe kishte arritur e para në çlirimin e Zagrebit. Por, edhe fati i tyre dihet, asnjë nuk u kthye i gjallë. Për më tepër, ata nuk u vlerësuan, por për ta as nuk u diskutua, pos që ishin emëruar si “Selacka Brigada”, ndërkohë që në Kosovë, nga serbët vazhdonte masakrimi i familjeve të tyre, i pleqve, grave e fëmijëve të pambrojtur.

Kujtojmë edhe brigadën e VII-të, ashtu e emërtuar, që grumbulloi meshkuj nga e gjithë Kosova, për t’i detyruar të lëviznin në drejtim të Serbisë. Para vetes kishin rrugëtimin disa mujor në kushte mizërie, të zbathur, të leckosur, pa ushqim të mjaftueshëm dhe edhe me trajtim çnjerëzor. Pati dhe të vrarë rrugës nga çetnikët serb, e të tradhtuar nga partizanët. Po ashtu pati të vdekur në një numër të madh, që ishin prkeur nga tifoja. Të paktë ishin ata u kthyen në familjet e tyre për të treguar tmerret e përjetuara nga serbët.

Nuk mund të harrohet as periudha e Rankoviqit, fushata e dytë e spastrimit, vrasjeve, përndjekjeve dhe burgosjen e patriotëve dhe intelektualëve shqiptar. Për 20 vite nuk u ndal dhuna terrori e vrasjet e shqiptarëve.

Po ashtu kemi protestat e viteve 70-të dhe 80-të, ku prapë kishte shumë vrasje të intelektualëve e të internuar shqiptar që dergjeshin burgjeve serbe si të burgosur politik, sepse kërkonin të drejtat e barabarta sipas konventave të drejtave ndërkombëtare.

Vije edhe viti 1989, suprimimi i Kushtetutës së Kosovës, fillimi i protestave të viteve të 90-ta dhe vrasja e djemve shqiptar në ushtrinë e Jugosllavisë, krime këto që mbeteshin të pandëshkuara .

Pason masakra e Prekazit në familjen e Adem Jasharit nga forcat serbe dhe shumë masakra tjera që ndodhën në familjet e paarmatosura, të pambrojtura shqiptare.

Për t’i ndalë masakruesit e popullatës së pambrojtur civile nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe, mbrohej pragu i shtëpisë e erdhi edhe deri te formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së me ato mundësi të pakta, por me motivin e lartë për mbrojtjen e popullatës civile dhe për çlirimin e vendit nga okupatorët shekullor që prapa kishin lënë shumë, krime e masakra.

U deshtë shumë sakrificë deri te arritja e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, nga kryeministri Hashim Thaçi, me gjithë ato pengesa të shumta nga Serbia dhe miqtë e saj.

Shtetformimi dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk ka qenë aspak i lehtë, andaj duhen të çmohen gjithë ai gjak i derdhur për këtë tokë, për këtë shtet, të çmohen të gjithë ata që dhanë shumë për shtetformin të Kosovës, nuk duhet kurrë të harrohet sakrifica shekullore e bijve dhe bijave më të mira që i pati dhe i ka vendi ynë, populli ynë.

Andaj, nuk mundet të krahasohen kurrë çlirimtarët me kriminelët e të trajtohen njëjtë nëpër gjykata, qofshin vendore qofshin ndërkombëtare.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE