Masakra e Mejës – /Pjesë nga libri “SIGURIA – Sfida që vazhdon për Kosovën”/Fadil Kajtazi

Masakra e Mejës – /Pjesë nga libri “SIGURIA – Sfida që vazhdon për Kosovën”/

Masakra e Mejës

Pjesë nga libri “SIGURIA – Sfida që vazhdon për Kosovën”

/Fadil KAJTAZI/

Sipas dëshmive që paraqet Fondi për të drejtat humanitare në publikimin “Dosije: Operacija Reka”, bot. Me 2015 Beograd, (ISBN 978-86-7932-064-3), koloneli Momir Stojanoviq në cilësinë e shefit të shërbimit te sigurisë të UJ në Korpusin e Prishtinës, është personi kyq që ka ndikuar në urdhrin për zhvillimin e operacionit të koduar “Reka” i cili u zhvillua nga ushtria dhe policija jugosllave kundër banorëve civil të Rekës së Keqe në regjionin e Gjakovës.

Sipas këtij publikimi, “gjatë Operacionit Reka, të kryer nga forcat ushtarake të RFJ-së më 27 dhe 28 prill 1999, të paktën 350 civilë u vranë në këtë zonë, mijëra fshatarë u dëbuan dhe prona e tyre u plaçkitën ose u shkatërrua. Ndër civilët e vrarë, 36 ishin të mitur dhe 13 janë ende të zhdukur. (Faqe 13).

Implikimi i kolonelit Stojanoviq në këtë ngjarje dëshmohet nga Nikë Peraj, oficer i ushtrisë jugosllave i cili në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, në procesin Gjorgjeviq, Shainoviq e të tjerë… dok. pred. br. P313, par. 59, dëshmoj se: “Pak ditë pas vrasjes së oficerëve të policisë (në fshatin Meje), disa policë dhe oficerë të ushtrisë, mbajtën një takim në një shtëpi private afër kazermës ushtarake të UJ në Gjakovë.Në takim u diskutua për nisjen e një operacioni të gjerë ushtarak-policor që synonte civilët shqiptarë”.

Sipas këtij dëshmitari, oficerët e UJ të cilët morën pjesë në takim ishin: “Momir Stojanoviq, Sergei Perovic, shefi i sigurisë në brigadën e 52 të artilerisë raketorene, Sreto Camoviç, oficer i Shërbimit të Sigurimit Shtetërore (RDB), major Nikola Miçunoviç, oficeri i sigurisë të Brigadës së 63 parashutiste të UJ-së, komandanti i Detashmentit të 113-të Territorial (MTO) dhe Milovan Kovaçeviç, Shefi i SUP-it të Gjakovës”. (F.12).

Sipas Perajt, “Momir Stojanoviç, kushëri i të vrarit Prasçeviç (polic i vrarë në Meje) ka urdhëruar Mićunoviq dhe Kovaçeviq për të kryer një operacion për t’u hakmarrë për vrasjen e Prasçeviç, në të cilin do të eliminonin së paku 100 “krerë” dhe do të digjeshin të gjitha shtëpitë. Kovaçeviq dhe Miçunoviq kanë vlerësuar se ky veprim kërkonte miratimin e kreut të UJ-së, për të cilit Stojanoviq tha se ai do të kujdeset për këtë, duke përmendur miqësinë e tij me Nebojsha Pavkoviçin” . (F.12-13)

Vlen të theksohet fakti se Momir Stojanoviq nga 20 qershor deri me 20 gusht 2013 ka qëndruar në Kosovë! Nuk na është e njohur se a ështe e evidentuar prania e tij në regjistrat zyrtar të Republikës së Kosovës?

Kurse “Në mars të 2015, me kërkesë të UNMIK-ut, INTERPOL ka lëshuar fletarrest për Stojanoviqin dhe 16 persona për krimet e kryera në këtë operacion” (F.8).

LEXOEDHE: Doli nga shtypi libri “Siguria”, i autorit Fadil Kajtazi

Momir Stojanoviq

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE