DYLON

Masakra e Llovcës ende pikon gjak

Masakra e Llovcës ende pikon gjak
Avatar photo Redaksia

Izmi ZEKA

Masakra në Llovcë të Gjilanit mbeti e harruar pothuajse për 23 vitet që ikën.

EkoHigjiena

Sot, e jo vetëm sot kur është përvjetori i dhimbjes, dhe vrasjes makabre të 7 qytetarëve e që ekzistojnë edhe dëshmitarë për vrasësit nuk u bë asgjë dhe nuk u sollën para drejtësisë vrasësit dhe masakruesit.

Në masakrën e fshatit Llovcë më 5 prill 1999 janë vrarë Rabit Tahir Dalipi (1951), Kokaj, Xhevrije Ramë Zeqiri (1944) , Xhemail Kadri Halimi (1969), Llovcë, Sami Abdyl Xhelili (1971), Llovcë, Avdi Selver Rexhepi (1975) , Kokaj, Rahim Bajram Ymeri ( 1954) , Llovcë, Nexhmije Riza Azemi (1949), Llovcë.

Kjo masakër dhe shumë masakra tjera që u bënë në Kosovë ishin alarm për botën perëndimore për të ndërhyrë në Kosovë kundrejt forcave serbe.

Andaj kjo masakër e 5 prillit 1999 jo që duhet të rikujtohet në çdo përvjetor por akterët vrasës të nxirren para drejtësisë.

Masakra e Llovcës për fatkeqësinë tonë ende nuk është e njohur sa duhet edhe në Kosovë e mos të flasim në dokumentet ndërkombëtare.

Për fund nderi dhe respekti i përjetshëm për të rënët e kësaj masakre monstruoze të bërë nga shteti serb gjenocidal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.