DYLON

Masakra e Llashticës një nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit serb

Masakra e Llashticës një nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit serb
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryesuesin e Kuvendit komunal dhe Drejtorët e Drejtorive komunale në 24 vjetorin e masakrës së Llashticës kanë bërë homazhe tek varri i të rënëve.

Hyseni gjatë homazheve kujtoi se masakra e Llashticës ishte një nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit serb dhe se gjaku i të rënëve është gjaku i lirisë.

EkoHigjiena

Mes tjerash, Hyseni tha se kjo masakër është plagë e hapur sepse për mijëra serbë që kanë kryer krime, ende nuk ka veprime nga gjykatat ndërkombëtare.

24 vite më parë, forcat paramilitare serbe vranë 26 banorë të Llashticës, duke mos kursyer as fëmijë e as pleq. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.