“As moti i ftohtë e me borë nuk i ndaloj që shumë qytetarë t’i bashkohen Klubit Alpin Rogana në marshin tradicional të ecjes “Marshi i Roganës 2025””, thuhet në komunikatë ne Komunës së Kamenicës.
Ky marsh u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Klubin Alpin Rogana, në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’.
Nisja e qytetarëve së bashku me klubin u bë mëngjesin e hershëm të së dielës nga Rogana të cilët ia mësyn Majës së Kranidellit.
Një terren 16 kilometrash nuk ishte edhe aq i lehtë në këtë mot të ftohtë e me borë, por bukuritë e këtij terreni bënë që këta qytetarë të kënaqen e të shijojnë pamjet nga lartë të Kamenicës.
Në kuadër të agjendës së ‘Flakës së Janarit’ do të ketë edhe aktivitete të tjera të cilat do të organizohen ditëve në vazhdim, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE/