DYLON

Marsh sensibilizues për kancerin e gjirit

Marsh sensibilizues për kancerin e gjirit
Avatar photo Redaksia

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan do të organizojë përmbylljen mujore të aktiviteteve vetëdijesuese me Marshin Sensibilizues, në kuadër të muajit “Rozë” – muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, si dhe punëtorët e institucioneve të ndryshme, të na bashkohen në marshin që do të mbahet të enjten, më 30.10.2025, në orën 12:00”, thuhet në njofitmin e QKMF-së.

EkoHigjiena

Nisja do të bëhet nga QKMF-ja dhe do të vazhdohet deri në qendër të qytetit, për të përfunduar në Qendrën e Trajnimit në QKMF, ku do të mbahet një panel diskutimi për kancerin e gjirit.

“Ju presim që së bashku të bëjmë ecjen tonë në qytet dhe të përçojmë mesazhin e ndërgjegjësimit. Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë. Kanceri i gjirit mund të prekë këdo”, thuhet në fund të njofitmin të menaxhmentit të QKMF-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.