DYLON

Marrin pjesë në seminarin lidhur me Kornizën e përbashkët të Vetë-Vlerësimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shërbyesit Civile të Komunës së Vitisë, për dy ditë radhazi kanë marrë pjesë në një seminar lidhur me Kornizën e përbashkët të Vetë-Vlerësimit. Modeli i kësaj kornize është krijuar nga ministritë përgjegjëse për administratë publike të shteteve të Bashkimit Evropian, dhe ndër tjerash është i dedikuar për sektorin publik.

Janë mbi 3000 organizata të administratës publike të shteteve të BE-së që përdorin këtë kornizë për të përmirësuar organizatën e tyre. Përndryshe ky seminar është mbajtur në organizimin e Ministrisë për Administratë Publike, Instituti i Kosovës për Administratë Publike në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman, ku komuna e Vitisë ka qenë në mesin e 20 komunave të Kosovës për tu mbajtur seminari në fjalë./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.