(2LONLINE) – Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”, te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA) ,drejtoresha ekzekutive e OJQ-së Network of Peace Movement “NOPM”, Besime Tusha ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani .Drejtoresha Ekzekutive, Besime Tusha, gjate takimit me kryetarin Sinani e ka njoftuar shkurtimisht me aktivitetet dhe ecurinë e projektit , stafi i OJQ-së, “NOPM”do të monitorojnë mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe Komitetin për Politikë dhe Financa , Komitetin për Komunitete si dhe do të monitoroj drejtoritë përkatëse në komunë.
Kryetari Sinani tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Kamenicës do të jete përfitues kryesor pasi qe na ndihmon ne ngritjen e transparencës , dyert e komunës kanë qene gjithmonë te hapura për shoqërinë civili dhe presim edhe ne të ardhmen bashkëpunim sa me te mire . “Ju jeni ata të cilët përmes projekteve dhe aktiviteteve transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët ,pikërisht për këtë loje projekti ka pas nevoje komuna jone” është shprehur Kryetari Sinani.
Kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani e ka siguruar se do t’i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me shoqërinë civile në Kamenicë,rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në vendim marrje nga ane e qytetareve do te jetë një stimulim shtese për ne në punën e administratës komunale.
Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA) ne kuadër te Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci. /2LONLINE/