DYLON
Për fuqizim të kapaciteteve të FSK-së

Marrëveshje Kosovë – Turqi, 200 milionë lira turke mbështetje për FSK-në

Marrëveshje Kosovë – Turqi, 200 milionë lira turke mbështetje për FSK-në
Avatar photo Redaksia
Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e profesional.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Me këtë rast, të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci theksoi se marrëveshja përfaqëson një dëshmi të qartë të partneritetit tonë strategjik dhe të gatishmërisë së përbashkët për ta forcuar më tej bashkëpunimin në mënyrë konkrete dhe afatgjate.

Në këtë kuadër, Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e profesional.

Sipas ministrit Maqedonci, ky bashkëpunim reflekton qartë nivelin e lartë të marrëdhënieve tona dhe vullnetin e përbashkët për t’i çuar ato edhe më tej në shërbim të paqes dhe stabilitetit.  /2LONLINE/