DYLON

Marrëveshje bashkëpunimi për Planin e vizitave mjekësore në shtëpi

Marrëveshje bashkëpunimi për Planin e vizitave mjekësore në shtëpi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman nënshkruan sot Marrëveshjen e bashkëpunimit për Planin e vizitave mjekësore në shtëpi.

Programi i vizitave në shtëpi për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2014.

EkoHigjiena

Aktualisht ky program është i integruar në sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe zbatohet në 22 komuna të vendit.

Programi i vizitave në shtëpi ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime të Kujdesit Parësor Shëndetësor për gratë shtatzëna, fëmijët nën 3 vjeç dhe prindërit e tyre, veçanërisht për familjet e cenueshme.

Ministri Latifi dhe znj. Zicherman vlerësuan se objektiv është zgjerimi i këtij programi në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim që përmes mjekëve dhe infermierëve të trajnuar, të ofrohen shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe gratë shtatzëna gjatë vizitave mjekësore në shtëpi, ndërkohë që u pajtuan të zgjerojnë mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera në dobi të të gjitha komuniteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Programi i vizitave mjekësore në shtëpi zbatohet nga MSh dhe Kujdesi Parësor Shëndetësor, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, përmes fondeve të Qeverisë së Luksemburgut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.