DYLON

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Gjilanit dhe atij nga Ancona e Italisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” dhe Rektori i Universitetit Politeknik delle Marche nga Ancona e Italisë, nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit mes dy Universiteteve. Marrëveshja hap mundësinë për bashkëpunim në fusha specifike midis dy Institucioneve si: shkëmbim të personelit të Universitetit dhe studentëve, shkëmbim të përvojave të tyre pedagogjike ( seminare, kurse , etj) , organizime të debateve , takimeve shkencore, konferencave, shkëmbim të botimeve që rrjedhin nga këto veprimtari dhe të tjera.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka thënë se marrëdhëniet arsimore dhe shkencore mes Universiteteve janë një instrument i domosdoshëm për njohjen e përvojave reciproke për avancimin e njohurive dhe përhapjen e dijes. Ndërsa Rektori i Universitetit Politecnic delle Marche në Ancona të Italisë,Sauro Longhi, ka thënë se Universitet që ai drejton është i orientuar drejt studentëve dhe përqendrohet në një dimension ndërkombëtar , duke i kushtuar një vëmendje të veçantë nevojave të studentëve ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Ndryshe, në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona të Italisë është duke qëndruar një delegacion i dy Universiteteve të Kosovës, si pjesë e projektit EUFORIA. Delegacioni përbëhet nga Rektori, Prof. Asoc. Bajram Kosumi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Gëzim Tosuni, Rektori i Universitetit të Ferizajt, Prof. Asoc. Agron Bajraktari dhe Pro Rektori për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Ferizajt, Prof. Asoc. Bujar Pira. Kështu edhe Universiteti i Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Anconas së Italisë. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.