Marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Udhëheqësi i Njësisë për Rini në Komunën e Gjilanit, Genc Mustafa, në emër të Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri sot nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Njësisë për Rini dhe MPMS.

“Falënderim i veçantë për Ministrin z.Arban Abrashi, që nënshkroi marrëveshjën e bashkëpunimi që për qëllim ka përkrahjen e Njësisë për Rini në projektin “Konferencë për mbështetje të projekteve që gjenerojnë punësim të të rinjve në Gjilan”, ku MPMS mbështet 50 të rinj në punë praktike 3 mujore me pagesë 150 euro në muaj, në kompanitë me të cilat komuna e Gjilanit do të ketë marrëveshje, si dhe aftësimin profesional të të rinjve të Komunës së Gjilanit në Qendrën për Aftësim Profesional (QAP), ku të rinjtë do të kenë mundësinë të trajnohen falas në programet te cilat i ofron ky institucion”, ka thënë Mustafa.

Sipas itj, Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Kryetari Lutfi Haziri, është e përkushtuar që nëpërmjet programeve te veçanta të përkrahë rinin e Gjilanit, sikurse kjo konferencë që për qëllim ka Aftësimin Profesional, Mbështetjen e Projekteve Inovative për vetëpunësim, Përkrahjen e projekteve nga Organizatat e ndryshme të cilat në partneritet me Institucione Qendrore, Ambasada, Organizata Ndërkombëtare do të arrihet përkrahja më e madhe e rinisë gjilanase.

Kjo konferencë është e para e këtij lloji në nivel të Kosovës, që organizohet vetëm për mbështetjen e Rinisë.

KOMENTE