DYLON

Marrëveshja ndërmjet SC Gjilani dhe futbollistit Mario Zebic mbyllet me mirëkuptim

Marrëveshja ndërmjet SC Gjilani dhe futbollistit Mario Zebic mbyllet me mirëkuptim
Avatar photo Redaksia

Marrëveshja ndërmjet SC Gjilanit dhe futbollistit Mario Zebic mbyllet me mirëkuptim. Skuadra “kuq e bardh”, e falënderon Mario Zebic për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Pas një viti të kaluar me fanellën kuqebardh, marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit mbyllet me mirëkuptim, pavarësisht kohëgjatësisë.

EkoHigjiena

“Gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë, Zebic kontribuoi me përvojën, profesionalizmin dhe angazhimin e tij, duke qenë pjesë e objektivave dhe sfidave të klubit”, thuhet në njoftim.

Sport Club Gjilani e falënderon Mario Zebic për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub dhe i shpreh mirënjohjen për përkushtimin e treguar në fanellën kuqebardh.

“Klubi i uron Zebicit shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij profesionale dhe në çdo sfidë të ardhshme”, thuhet në fund të njoftimit.   /2LONLINE/