Marrëveshja e përsëritur!
Shkruan: Arianit Sllamniku
(2L ONLINE) – Me e kap’ botën në sy në ditët e sotit, ku deri në këto momente sakrifica për shtet të pavarur dhe sovran nuk ka lënë pa prekur të madh e i vogël në këtë vend, gjë që krijesa e pavarur dhe sovrane po del se për dikend është nënë dhe për dikend më e keqe se njerka!
Fluksi i qytetarëve tanë që kohëve të fundit po bëhet edhe në mënyrë të organizuar, duke e lëshuar vendin aq komot sa që për parandalimin e këtij aktiviteti, institucionet kosovare nuk reagojnë me masa parandaluese, duket se po trajtohet si ‘proces normal’ apo si ‘vizita studimore familjare’!
Por duke e parë këtë katrahurë që po ngjet me popullin shqiptar të Kosovës, më shkoi ndër mend edhe deportimi shqiptar për në Turqi me marrëveshje turko-jugosllave në të cilën marrëveshje asokohe edhe pse me represionin e krijuar për deportim, shteti turk qytetarët shqiptar të deportuar për në Turqi ju ka ofruar vendbanime falas, tokë për punë, mjete pune si dhe asistencë sociale dhe shëndetësore të trajtuar në formën thuajse të barabartë me qytetarët e saj si dhe me rrespektim të të gjitha të drejtave humane dhe të kartave të të drejtave të njeriut, sa që fëmijët apo edhe nipat e mbesat e shqiptarëve të shkuar asokohe në Turqi, sot drejtojnë komuna si kryetar të tyre por edhe institucione me peshë në atë vend që të parët e tyre ishin muhaxhir.
Përderisa historia tek ne përsëritet, kemi edhe dëshminë e radhës që ngjarja e deportimeve shqiptare nga Kosova po përsëritet dhe po ndodhë, por daillimi ndërmjet deportimit për Truqi, tani po bëhet pikërisht me marrëveshjen Kosovaro-Serbe gjegjësisht Edita Tahiri-Marko Gjuriq, ku kjo e fundit bile edhe prononcohet aq lirshëm dhe defilon me aq krenari sa që thua ti është duke e futur BE-në në Kosovë!
Në të njejtën kohë, shteti fracez Kosovën e largon nga lista e shteteve stabile dhe e fut në listën e saj ku radhiten shtet jostabile me qëllim të pranimit të numrit të caktuar të refugjatëve kosovarë gjë që edhe po ndodh pasiqë është i vetmi shtet që nuk ka bërë deportimin e refugjatëve Kosovar por që po ndodh me shtetet tjera të BE-së të cilat deportimin e ka apikuar.
Për lexuesit që dyshojnë në konspiracion por edhe për ata që ju nevojitet për të forcuar atë se për qfarë u diskutua, në vazhdim do të kemi edhe përcjelljen e rrjedhës së ngjarjeve të cilat kanë ndodhur deri në këto momente përmes katër fakteve të publikuara zyrtarisht në media:
1. Data: 24.10.2014 – Parisi heq Kosovën nga vendet e sigurta (dhe e fut në listën e vendeve të pasigurta, me qëllim të pranimit të refugjatëve kosovar) (http://www.telegrafi.com/lajme/parisi-heq-kosoven-nga-wvendet-e-sigurta-2-52663.html)
2. Data: 14.11.2014 – Njoftim për media: ”Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pas takimeve të sotme në Bruksel njofton se me datë 15 nëntor 2014 do të hyjë në fuqi marrëveshja për hapjen e pikë kalimeve të reja kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transiti nëpër Serbi për në vendet e treta”. (http://www.arkivalajmeve.com/Njoftim-per-media.1047686174/)
3. Data: 23.11.2014 – Ekskluzive: Ja si po ikin kosovarët në Hungari përmes Serbisë (Video) (http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=127393)
4. Data: 09.01.2015 “Pritet kthim masiv i emigrantëve të Kosovës”
Me prioritet, largimin e të ikurve të muajve të fundit për në shtete të Bashkimit Evropian do ta bëjnë Gjermania, Austria e Zvicra, dhe, sipas burimeve, shpenzimet e udhëtimit do të detyrohet t’i heqë Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. (http://koha.net/?id=27&l=40098)
Krejt kjo ndodhë në momentin e krijimit të një barazpeshe në vendin tonë nëpër komunat apo edhe rajonet e Kosovës për balansim etnik dhe mosdominim ndaj etnie tjetër, pasiqë kemi edhe rastin e ndërtimit të banesave shumëkatëshe në veri të Kosovës (Mitrovicës) nga qeveria e Serbisë por në të njejtën pjesë nuk ju lejohet rindërtimi i shtëpive shqiptare të djegura gjatë luftës, vetëm e vetëm për mbipopullim dhe dominim të serbëve në atë pjesë.
Janë dy qështje me të cilat qeveria e vendit tonë do t’a zbardhte veprimin e saj karshi kësaj dukurie:
1.E rrugës kishte me qenë nëse institucionet tona qeveritare do t’a bënin me mirëkuptim këtë akt pasiqë dihet se si po rrezikojnë dhe në qfarë forme po e lëshojnë vendin qytetarët tanë, njëri prej të cilëve edhe u gjet I ngujuar e I mërdhirë në kufirin Serbi-Hungari,
2.Nëse është e kundërta e krejt kësaj qfarë u diskutua më lartë, atëherë do të ishte e rrugës që negociatorja e Kosovës znj. Tahiri të dal me një shpjegim para qytetarëve të saj për “Mos dalje drejt BE-së në cilësi të emigrantëve” në njërën anë, si dhe të njoftojë drejt për së drejti Përfaqësuesen Speciale për politikë të jashthme dhe të sigurisë znj. Mongerini në lidhje me “Kontrabandën ilegale ndërmjet kufirit Serbi-Hungari me qytetarët shqiptarë, me qëllim të përfitimit të grupeve kriminale serbo-hungareze si dhe zbehjen e imazhit të Kosovës drejt procesit të liberalizimit të vizave”.
Por si duket nuk do të ndodh prononcimi i negociatorëve tanë sepse as në kohën e deportimit masiv drejt Turqisë nuk ka pasur kush të flasë dhe as tani, edhe pse tani dihet botërisht se negociatorët janë përfaqësuesit shqiptar të shtetit të pavarur dhe Sovran të Kosovës dhe se faji është I yni dhe më askujt nuk mund t’ia mveshim një qështje e cila ka ndodhur për shkakun tonë dhe me insteresa të personave të caktuar të pushtetit.
Kot çjerremi dhe bërtasim që lejojmë të na shpërndajnë sa në lindje e aq në perëndim.
Mallkimi është mbi ne që në krye jemi bosh dhe shterpë!/2L ONLINE/
