DYLON

Marrëveshja e 23 qershorit për njohjen e polisave dhe efekti i saj

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Abduselami Shkodra

/2L ONLINE/ – Dialogu dhe Iniciativat të cilat përfundoj në favor të lehtësimit të jetës së qytetarëve janë iniciativa që duhet përkrahur nga të gjithë, arritja e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellët të polisave të sigurimeve pa dyshim se është një marrëveshje që do të ketë efekte të drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së shtetasve të dy vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje. Që nga dje shtetasit e republikës së Kosovës respektivisht automjetet që kanë polisë valide të sigurimit të detyrueshëm sipas ligjit të autopërgjegjës ligji ky I cili identifikohet me NR. 04/L-018 i cili ka hyrë në fuqi nga 01.08.2011 nga dje datë 23.06.2015 kanë mundësin e lëvizjes me automjetet e tyre pa as një obligim shtesë në fushën e sigurimit në territorin e Serbisë. Arritja e kësaj marrëveshje është një arritje e jashtëzakonshme e cila është në funksion të lehtësimit të lirisë së lëvizjes për shtetasit e të dyja vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje, delegacioni i Kosovës në negociata që kanë të bëjnë me segmentin e sigurimeve e ka bërë një hapë të madh dhe krejtësisht të favorshëm për qytetarët e të dyja vendeve.

EkoHigjiena

Efekti politik

Marrëveshja e 23 qershorit ka efekte të drejtpërdrejtë politikë duke marrë parasysh që në përmbajtjen e kësaj marrëveshje ka vlejt parimi i reciprocitetit të palëve nënshkruese të marrëveshjes, fundamentale në përmbajtjen e marrëveshjes është që të njihet parimi i reciprocitetit sa i përket polisave të sigurimeve të detyrueshme për automjete me targa nga dy shtet nënshkruese, duke marrë parasysh faktin që Serbia gjatë gjithë kohës në deklaratat dhe veprimet e veta politike konteston dhe kundërshton shtetësinë (pavarësinë) e Kosovës me pranimin e përmbajtjes së marrëveshjes së 23 qershorit e cila në esencë e ka parimin e reciprociteti ka lëvizur nga qëndrimet e veta politike në raport me ekzistencën e shtetit të Kosovës, qartësia e marrëveshjes dhe mos dykuptimësia janë avantazh për herë të parë i ekipit negociator në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

Pranimi i parimit të reciprocitetit ka krijuar realitet të ri edhe për vetë procesin e negociatave që po zhvillohen që tash e disa vite në fakt ka krijuar një precedent i cili do të jetë shumë i favorshme në pozicionimet e ardhshme të ekipit negociator të Kosovës, andaj me këtë marrëveshje shteti dhe qytetaret e saj kanë fituar.

Efekti integrues

Me këtë marrëveshje mundësohet njohja e ndërsjellët e sigurimeve të automjeteve të të dyja vendeve, ku automjetet e regjistruara në Kosovë do të mund të kalojnë në territorin e Serbisë me sigurimin MTPL, kjo do të ketë efekte të drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës duke marrë parasysh që EU e ka themeltare lirinë e udhëtimit Lëvizja e lirë përfshihej në traktatet e UE, por u bë realitet praktik vetëm pas themelimit të ‘zonës së Shengen’. Kjo zonë pa kufij u emërtua sipas një qyteti të Luksemburgut, ku u nënshkrua marrëveshja origjinale, andaj njohja reciproke e polisavë të sigurimit lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me marrëveshjen e 23 qershorit kompletohet edhe lëvizja e lirë në mbarë rajonin duke marrë parasysh që marrëveshje të tilla të MOU-së, Kosova ka edhe me vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedoni, për të gjithë shtetet mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Asociacionit të Siguruesve të Serbisë. Është një lehtësi për rrugën e anëtarësimit të Kosovës, në kartonin e gjelbër që është pjesë e proceseve integruese e që ka efekte të drejtpërdrejtë te bashkatdhetarët tan që janë numër i konsiderueshëm, po ashtu popullatën shqiptare në luginën e Preshevës e nxjerrë nga getoizimi, i lehtëson lirinë e lëvizjes pa barrierë si dhe ndihmon në integrimin e tyre në lidhjet familjare dhe kombëtare. Thënë ndryshe integrimet brenda rajonale shërbejnë edhe në rrugën për integrime Euro Atlantike.

Efekti Ekonomik

Kostoja e lartë e tarifave (taksave) kufitare pa dyshim që ka qen barrierë për qytetarët e të dy vendeve, po ashtu ka vështirësuar gjendjen financiare të komuniteteve pakicë të dy shteteve respektivisht të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po ashtu edhe komunitetit serbe që jeton në Republikën e Kosovës, mos pasja tash e tutje e barrierës së pagesës së tarifës kufitare do të ndikoj drejtpërdrejtë si në gjendjen financiare të këtyre komuniteteve po ashtu edhe të ekonomisë së dy shteteve, pasi që njohja e polisave do të mundësoj qarkullimin e mallrave dhe rrjedhimisht do të ndikoj edhe në çmimet e tyre.

Thënë ndryshe shteti i Kosovës ka përfituar si në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në politikën e jashtme si dhe në pozitën ndërkombëtare duke marrë parasysh që përmes kësaj marrëveshje shteti serbe veç ka njohur legjislacionet e aplikueshme në Kosovë e duke njohur legjislacionin ka njohur edhe juridiksionin e këtij legjislacioni në territorin e Kosovës e që në fakt është njohje e shtetësisë defakto dhe dejure pasi që dihet se marrëveshje të tilla arrin vetëm shtete e pavarura dhe sovrane. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.