DYLON

Marovca: Komuna e Kamenicës vazhdon me bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës

Marovca: Komuna e Kamenicës vazhdon me bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Europës
Avatar photo Redaksia

Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Lidiona Marovca, së bashku me Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Kosovë, Mary-Ann Henessy, kanë nënshkruar kontratën për projektin “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”.

Marovca ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti, Komuna e Kamenicës do të forcojë edhe më shumë transparencën dhe llogaridhënien për qytetarët e saj, si dhe kjo është përpjekje shtesë për të treguar edhe një herë vullnetin institucional për të punuar edhe më shumë në implementimin e vlerave të demokracisë.

EkoHigjiena

Sipas saj, në mesin e komunave të Kosovës të cilat kanë aplikuar në këtë projekt, Komuna e Kamenicës është në mesin e pesë komunave përfituese të grantit.

“Rikujtojmë se Komuna e Kamenicës ka pasur bashkëpunim edhe më herët me Këshillin e Europës në kuadër të projektit ROMACTED II”, ka bërë me dije Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Lidiona Marovca.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.