DYLON

Marko Simonovski fitues i çmimit “Ylli i Javës” 

Marko Simonovski fitues i çmimit “Ylli i Javës” 
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Çmimi i më të mirit në javën e shtatë në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Marko Simonovskit.

EkoHigjiena

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra nga KFV Liria, Ridvan Osmani nga KFV Vushtrria dhe Arben Fazlija nga KFV Gjakova. Komisioni vlerësoi se Simonovski me paraqitjen e tij dhe tre golat e shënuar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij në derbin kundër Gjilanit (4:1), njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi nga Maqedonia e Veriut u shpreh i lumtur që edhe në këtë edicion po gëzon formë të mirë dhe po e jep kontributin e pritur për skuadrën.

“Ky çmim për mua do të thotë shumë. Shpresoj që këtë edicion do të kthehem shumë herë për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. Mendoj se Drita do të ketë një kampionat më të mirë se sa në edicionin e kaluar. Besoj që këtë herë do të dalim kampion dhe për këtë po punojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Simonovski për faqen zyrtare të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.