Marketing politik!

Marketing politik!

Ne të gjithë asambleistët e kuvendit komunal në Gjilan kemi qenë të njoftuar se më datë 13.05.2019 do të mbahet seanca e dëgjimit publik për Projekt Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Gjilanit.

. Unë e para kërkoj ndjesë për mos prezencën time aty (sigurisht shkaqe objektive, orar pune).

Nga: Anila Tusha-Kastrati

Desha të iu sqaroj se nuk janë më të mirë se ne, dhe nuk po bëjnë namin aty në kuvend as ata katër që dolën kundër. Shtyrja nuk u bë për të dëmtuar bizneset, unë jam vetë tatimpaguese, por pati shumë debate dhe polarizime dhe ishte më se e arsyeshme një analizë më e thellë rreth kësaj çështjeje.

Anila Tusha Kastrati me biznes të themeluar që nga viti 2001 në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë përfitim si një nënë vetushqyese qoftë edhe një të vetëm nga komuna.

Unë isha ndër femrat e para e cila biznesin e ndava me 9 familje kosovare. Pra 9 familje , vite me radhë i shkolluan fëmijët e tyre me ato të ardhura. Sqaroj opinionin publik se unë nuk jam dhe nuk do të jem pjesë e projekteve që e dëmtojnë Anamoravën.

Nuk e duan më shumë qytetin as ata që na paskan thirr sot konferencë shtypi. Kjo sigurisht për të rritur rejtingun e tyre politik.

Unë deri më sot nuk kam reaguar kurrë, por pikërisht e pashë të arsyeshme dhe përgjegjësi morale të iu sqaroj se vendimi im i është bashkangjitur shumicës vetëm për të analizuar dhe për të mos marrë ndonjë hap të gabuar, jo për arsye ndikimi nga ndokush.

Qytetari ka nevojë për zërin ndryshe është e vërtetë, por kur ai është i arsyeshëm, sigurisht.

Distancohem nga çdo vendim që do të prekte padrejtësisht interesat e qytetarëve.

Prandaj të nderuar kuvendarë ti lëmë konferencat e shtypit se jemi ngopur me fjalë bombastike fjalë shumë e punë aspak , dhe të implementojmë projektet që iu kemi premtuar qytetarëve tanë.

Unë ndihem krenare që deri më sot kam gjykuar vetë dhe kam vendosur vetë.

Kështu do të jetë edhe në ardhmen.

Puna jonë në kuvend nuk është marketing rrjetesh sociale, por përgjegjësi për ndryshim dhe mirëqenie qytetare.

Mbetem me shpresën se kuvendi do të marrë vendim në seancën e ardhshme dhe jo në një afat të pacaktuar. Nëse qytetarëve u a kanë transmetuar ndryshe, është obligim i imi të jap sqarim rreth këtij spekulimi. Do t’i mbetesha borxh në të kundërtën të gjithë atyre që me tē drejtë janë revoltuar.

Pres në seancën e ardhshme që kjo pikë të votohet dhe jo të shtyhet me afat të pacaktuar.

/Autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Nisma Socialdemokrate/

KOMENTE