DYLON

Mark Ferguson III i kënaqur me përparimet e FSK-së

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson III , i cili e nis misionin e ri në këtë post.

Në takim ka marrë pjesë edhe admirali Bruce Clingan, i cili e përfundon misionin, si dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina.

EkoHigjiena

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë, me ç’ rast kryeministri Thaçi potencoi se aspiratat e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës janë aspirata euroatlantike, prandaj duhet të punojmë bashkërisht.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për admiralin Bruce Clingan, dhe për punën e tij në shërbim të forcimit të paqes dhe të stabilitetit rajonal, kryeministri Thaçi ka theksuar se ekspertët ushtarakë të NATO-s janë më meritorët për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

Nga ana e tij, Admirali Mark Ferguson III u shpreh të jetë i kënaqur me përparimet që po shënon FSK-ja dhe u zotua se do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin e saj edhe në të ardhmen.

Admirali Ferguson III poashtu theksoi se KFOR-i çdo herë do të jetë i gatshëm të mbështesë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.