DYLON

Marigonë Kllokoqi: Tri poezi …

Marigonë Kllokoqi: Tri poezi …
Avatar photo Redaksia

Marigonë KLLOKOQI: Tri poezi …

UDHËS SIME

EkoHigjiena

Mendoja se më donin
kur hapur iu fola për jetën

Më përqeshën

Mbeta e vetme
brengave që m’kapluan
duke i kënaqur me mosdaljen time

Një ditë prej ditësh
si në ëndërr u hap një portë

U nisa
për t’i shkuar deri në fund
udhës sime

PËRKULJEN E KAM HARRUAR

Nuk jam mësuar të humb
kundërshtarin di ta përballoj
e vendin tim ta ruaj

Për fatin tim të mirë nuk qaj
veproj
dështimin nuk e njoh

Ngul këmbë
në atë që më takon
pa e tëholluar mirë
fjalën nuk e them

Përkuljen e kam harruar
me kokën lart
arrij ku dua

NJË TOKË TJETËR

Aty ku dashuria është vetëm fjalë
s’ke për kë të vdesësh

Nis e krijo një Tokë tjetër

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.