DYLON

Marianne Herzog do të ligjërojë në Universitetin “Kadri Zeka”

Marianne Herzog do të ligjërojë në Universitetin “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë me dije se do të organizohet ligjëratë nga Marianne Herzog, mësuese e nivelit të mesëm, autore dhe specialiste e pedagogjisë së traumës pranë SIPT – Schweizer Institut für Psychotraumatologie në Zvicër.

Marianne Herzog ka një përvojë të gjatë profesionale në fushën e pedagogjisë së traumës, migracionit dhe arsimit. Ajo ligjëron në universitete dhe institucione të arsimit të lartë në Zvicër dhe jashtë saj, ndërsa angazhohet edhe si supervizore dhe trajnere e certifikuar nga BSO (Berufsverband für Supervision, Organisationsberatung und Coaching).

EkoHigjiena

Gjatë angazhimit të saj pranë Departamentit të Arsimit të Kantonit të Bazelit, Herzog ka këshilluar dhe mbështetur profesionistë që punojnë me fëmijë me prejardhje migrimi, duke u fokusuar në sfidat që lidhen me përvojat e migrimit, traumën dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Që nga viti 2018, ajo vepron në mënyrë të pavarur në fushën profesionale, duke kontribuar në zhvillimin e njohurive dhe praktikave bashkëkohore në pedagogjinë e traumës, migracionit dhe arsimit.

Ligjërata do të mbahet më 9 tetor 2026, në orën 16:00, në sallën B02, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Gjatë ligjëratës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me qasjet e pedagogjisë së traumës dhe rëndësinë e tyre në punën edukative me fëmijë dhe të rinj, veçanërisht në kontekstin e migracionit dhe përvojave të vështira jetësore.

“Ftohen studentët, stafi akademik dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ligjëratë dhe të përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza ndërkombëtare e Marianne Herzog”, thuhet në njoftimin e UKZ-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.