DYLON

Maqedonia sërish kthen studentët e Luginës

Avatar photo Redaksia

Ende pa kaluar dy javë, studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e Maqedonisë, ndalohen për së dyti herë në kufirin maqedonas, duke kërkuar leje qëndrimi (vizë studentore) për në këtë shtet fqinj.

Disa studentë nga grupi tashmë i kthyer, që kanë njoftuar portalin Titulli për këtë ndalesë të radhës, kanë theksuar se në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc, janë ndaluar rreth orës 14h, përderisa policia kufitare maqedonase i ka shqiptuar edhe ndalesën për hyrje në Maqedoni për 24h të ardhshme, pasi janë urdhëruar të mbushin formularët për këtë ndalesë.

EkoHigjiena

Problemi i ndalimit dhe moslejimit të tyre për të hyrë në Maqedoni është për shkak të vizës, e cila i lejon të qëndrojnë në këtë shtet fqinj.

Të njëjtin problem studentët nga Lugina e kishin edhe gjatë vitit 2013-të, mirëpo sikur në fillim u gjet një zgjidhje, e cila tani del të jetë e përkohshme.

Një grup prej dhjetëra studentëve të Luginës u kthye nga kjo pikë kufitare më 10 shkurt të këtij viti, me të njëjtin pretekst.

Sipas studentëve, deri më tani pas këtyre ndalesave, në këtë vit nga administratat lokale Bujanoc e Preshevë prej nga edhe vijnë këta studentë shqiptarë, nuk ka pas ndonjë ndihmesë për të lehtësuar qarkullimin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.