(2L ONLINE) – Duke pasur parasysh konstalacionet e reja gjeopolitike në rajon por sidomos në kontinentin evropian, faktorizimi shqiptar në Ballkan kurrë nuk ka qenë me rast më të volitshëm për t’u ngritur si lider në këtë pjesë të Evropës.
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
Si duket dhe është normale që nga një shtet, krahinë dhe popull I pashkolluar deri në vitet ’60 dhe gjithnjë I nëpërkëmbur pasiqë niveli I vetëdijes në krahasim me rajonin ka qenë gjithmonë më I ulët, tani po ky shtet, me krahinën e dikurshme që tanimë pas stërmundimeve dhe persekutimeve e gjakderdhjes u krijua shtet, të po atij populli të nëpërkëmbur deri dje dhe me aleancat më të përparuara të botës mbështetëse në të dy krahët, për shtetet e dikurshme lidere është kërcënim I hapur në aspektin e ndikimit rajonal por edhe zbehjes së shkëlqimit të dikurshëm të tyre e që është një vetëvrasje syhapur për ta.
Tani bota e sidomos Evropa e varur gjithmonë dhe gjithnjë nga gazi rus është shndërruar në një sfidë dhe garë të vërtetë ndërmjet fuqive të mëdha botërore siç është Amerika me aleatët e vet në njërën anë dhe rusi e vetme në anën tjetër.
Duke e pasur parasysh se sot ekonomia e vendit varet shumë nga faktorët kryesorë siç është energjia dhe resurset humane, BE-ja gjithnjë e më shumë është duke investuar edhe në burimet e ripërtritshme për mbulimin e nevojave të saja me qëllim të mbajtjes së trendit pozitiv në berzat e mëdha ku shtetet anëtare zakonisht mbajnë primatin.
Por gazi si burim I pazëvendësueshëm I cili ka qenë dhe mbetet nevojë e një pjese me mbi 500 milion banorë, rrjedh nga shteti rus nëpërmjet Ukrainës për në BE. Krizat e shkaktuara dhe të krijuara të njëpasnjëshme pikërisht në shtetet ku kalon gypi furrnizues për në BE, jep shkas që të tregon fuqinë politike dhe tendencën për të kontrolluar pjesën perëndimore nga mekanizmat rus, siç është rasti I okupimit klasik të Krimesë dhe të juglindjes së Ukrainës nga forcat ruso-ukrainase me artilerinë ruse.
Ndërtimi I gypit të naftësjellësit nga Kazakstani (të cilin e kemi trajtuar në një artikull tjetër nëpër gazetat ditore dhe portalet shqiptare me titull: INTERESAT GJEOPOLITIKE AMERIKA NË BALLKAN) nëpër Bullgari, Greqi, deri në bregdetin shqiptar të detit Jon për tu puqur me bregdetin e matanë Adriatikut në Itali me një gyp të nëndheshëm me qëllim që pastaj të furnizimit të tërë shteteve anëtare të BE-së por jo vetëm, jep të kuptohet se shteti shqiptar po hyn në listën e shteteve më prioritare dhe më me ndikim në Ballkanin perëndimor.
Në anën tjetër kemi takimin e javës së fundit ndërmjet homologëve rus dhe atyre serb gjegjësisht Putin dhe Vuçiç në lidhje me interesin rus të avancimit të gypit I cili do të përshkruaj territorin serb nga Bullgaria, gjë që duhet të rikujtojmë dhënien në koncesion të burimeve të naftës të Serbisë Gapromit rus në kohën e Koshtunicës!
Tani kemi faktin se ndikimi perëndimor nëpër shtetet sllave ku ndikimi rus ka qenë dhe mbetet I theksuar, Rusia duke parë se ndikimi I saj në rajon në relacion me aleancën perëndimore po bie, I është futur aventurës dhe misionit (të pamundur) për investim në rajonet sllave dhe pastaj ndikimit rajonal dhe ristrukturimit të ri gjeopolitik.
Maqedonia si shtet me një përbërje të etnitetit kombëtar me shumicë sllave dhe të atij fetar ortodoks, siç është Serbia, Greqia, Bullgaria (vende të interesit të veçantë rus) është shtet I cili do të duhej të ishte nën ombrellën e fuqisë ruse.
Metodat për ndikim mbi Maqedoninë nga sllavët nuk do të zgjedhën dhe nuk do të kursehen.
Më së lehti është që “të ftohen” perëndimorët nga faktori shqiptar në Maqedoni përmes agjendave aktuale dhe të nxehta si: terroristë (rasti I fundit), separatistë, (mysliman) ekstremistë, faktor destabilizues etj.
Andaj duke dashur që të krijohen vatra edhe si Republika Spska e Bosnjës që shkon gjithnjë në favorin sllav por edhe pse jo ndarje të përhershme territoriale në disa pjesë, ku përsëri në pjesën e mbetur sllave do të ishte I koncentruar ndikimi rus jo vetëm në pjesën e ndarë por përmes asaj pjese të ndarë do të zgjerohej përsëri ndikimi në rajon.
Nga analizat e bëra së fundmi, nga “matematika” ime del se:
1. Kanë arsye të luftojnë më shumë politikisht për favore individuale, grupore dhe klanore se sa për një agjendë të ngritjes së çështjes shqiptare në Maqedoni,
2. Niveli akademik I subjekteve politike nuk del jashtë provincës ku janë rritur,
3. Agjenda shqiptare e avancimit shtetëror institucional dhe rajonal mungon (ashtu siç mungon edhe gjetiu tek shqiptarët)
4. Ose krerët e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni janë pjesë e agjenturave sllave të cilat nuk I lejojnë të ngritin kokën për arsye të dosjeve të “trashura” ndër vite si bashkëpunëtorë të tyre.
Pasi që nga disa zgjedhje të dala, fakti se nuk ka qeveri pa ndonjërin nga subjektet shqiptare atëherë del se faktori politik shqiptar është çelësi I institucioneve të vendit dhe këtë atu’ duhet të shfrytëzohet nga politika shqiptare në të mirë të avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoni.
Por çka do të duhej në këto momente shqiptarit në Maqedoni dhe kjo duhej të arrihej përmes subjekteve politike dhe deputeteve të mandatuar në qeverinë e Republikës së Maqedonisë:
1. Funksionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimi I saj ku edhe ndërkombëtarët si garantues kanë dështuar si pasojë e moszbatimit të saj,
2. Rishikimin e statusit nacional të të gjithë shqiptarëve në Maqedoni (pasi që shumë familje shqiptare janë të shkruara si pakica tjera jo shqiptare)
3. Fuqizimin e radhëve politike me patriot dhe me profesionistë të të gjitha fushave (edhe pse është vështirë nga ujqit e vjetër),
4. Fillimin e debateve me qytetarë për tema të ndryshme të çështjeve atje,
5. Ngritja e vetëdijes qytetare me debate të ndryshme të votuesit shqiptar për Përkrahje ose për Ndëshkim me votë të subjekteve të caktuara politike shqiptare për mospërmbushjen e agjendës nacionale.
6. Konsultimin me dy qeveritë shqiptare e sidomos asaj të Tiranës për sinkronizimin e veprimeve me qëllim të shtyrjes së agjendës shqiptare në Maqedoni por edhe në rajon.
Rezyme:
Agjenda evropiane dhe perëndimore mbi të gjitha respekton vullnetin qytetar dhe vullneti qytetar konvertohet në besimin tek përfaqësuesit politik në një vend. Andaj përfaqësimi politik shqptar në Maqedoni ka rënë prej provimit një pas një derisa agjendat e krijimit nga asgjëja të një populli të ri u bënë realitet para syve të tyre, bile-bile edhe me shtatore e buste të vrasësve shqiptar por edhe të vet shqiptarëve të konvertuar në maqedon siç është rasti I Lekës alias Aleksandrit të Madh, mu para syve të shqiptarëve të cilët nuk e patën as guximin e as rastin të kundërvihen me fakte dhe argument shkencore dhe historike mbi të vërtetën e cila është në krahun e tyre.
Shqiptarët në Maqedoni e sidomos politika shqiptare atje duhet të dijë se duhet të zgjedhë ndërmjet dy alternativave:
1. Faktorizimin shqiptar në Maqedoni bashkë me shqiptarët në rajon,
2. Asimilimin, përdhosjen, nënçmimin, nënçmimin ose avansimin e agjendës sllave në rajon.
Është kalaja e fundit e cila dikur u çlirua nga shqiptarët dhe e cila tani duhet të merret nga mbi 25% të ushtarëve që kanë mbetur brenda saj. Është kalaja jonë ku u dashtë të ngritej edhe kryeqyteti I shtetit shqiptar të 1912.
Të mos harrojmë se sot shqiptarët shkruajnë histori por edhe e lexojnë atë, jo si dikur kur të tjerët e kanë shkruajtur por edhe e kanë lexuar për ne!
Në bazë të argumenteve të derisotme dhe praktikave në terren, fatkeqësisht deri më sot më shumë është shtyrë alternativa e dytë se sa e para, me vetëdije apo pa vetëdije por një gjë është e sigurt që deri më sot as edhe një hap nuk është punuar për avancimin e çështjes kombëtare atje në aspektin institucional dhe atë intelektual në të mirë të përgjithshme, derisa individët duket se janë trashur e pasuruar mirë.
Të mos harrojmë çështjen kryesore, asaj se për hatër të një pakice brenda një shteti, agjendat rajonale dhe gjeopolitike me qëllim të avancimit të demokracisë perëndimore askush nuk rrezikon që ti stagnoj, e lëre më për një pjesë të shqiptarëve që deri më sot treguan se nuk e duan as veten e tyre! /2L ONLINE/