DYLON

Maqedonia drejt anëtarësimit në NATO, vendimi nesër

Maqedonia drejt anëtarësimit në NATO, vendimi nesër
Avatar photo Elife Sherifi

Maqedonia dhe vendet anëtare të NATO-s nesër në Bruksel do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e vendit në aleancë.

Pas kësaj, kuvendet kombëtare e vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë, ndërsa Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s, në kuadër të vendit të ftuar.

Siç deklarojnë nga Ministria e Jashtme, me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri Dimitrov, nesër më 6 shkurt do të marrë pjesë mbledhjen e Këshillit Euroatlantik në kuadër të nënshkrimit të protokollit për anëtarësi të Republikës së Maqedonisë në NATO, çka do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

EkoHigjiena

“Në takim, ku është paraparë edhe mbajtja e një fjalimi nga Dimitrovi, 29 vendet anëtare, të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre të përhershëm në NATO, do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO”, deklarojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.