DYLON

Maqedonci: Kosova qëndron krah partnerëve për të mbështetur Ukrainën

Maqedonci: Kosova qëndron krah partnerëve për të mbështetur Ukrainën
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë virtualisht në takimin e 27-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (Ukraine Defense Contact Group), së bashku edhe me drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ahmet Ajeti.

Gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e fundit lidhur me situatën në Ukrainë, si dhe koordinimi i mëtejmë i mbështetjes ndërkombëtare për këtë shtet.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes për Ukrainën, duke nënvizuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet kyç në përballimin e sfidave të sigurisë.

“Kosova qëndron krah partnerëve për të mbështetur Ukrainën,” ka deklaruar ministri Maqedonci.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.