DYLON

Maqedonci: Kosova dhe SHBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Maqedonci: Kosova dhe SHBA vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.

Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, duke ritheksuar gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta thelluar dhe zgjeruar këtë marrëdhënie.

EkoHigjiena

Si pjesë e këtij partneriteti, po vazhdojnë përgatitjet për zbarkimin e përbashkët të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës me ato të Gardës Kombëtare të Iowa-s në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, të dy palët u pajtuan për të avancuar më tej bashkëpunimin përmes trajnimeve, shkollimeve, stërvitjeve dhe aktiviteteve të tjera ushtarake të përbashkëta.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Osborn dhe përmes tij, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj forcave të sigurisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.