DYLON

MAPL konfirmon ligjshmërinë e plotë të vendimeve të Kuvendit Komunal

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka konfirmuar se të gjitha vendimet e seancës së tretë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të mbajtur më 30 maj 2015, janë të ligjshme.

Bëhet fjalë për shtatë vendime dhe një rregullore. MAPL ka shqyrtuar vendimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, duke vepruar sipas kompetencave dhe përgjegjësive ligjore që ka.

EkoHigjiena

Konfirmimi i MAPL ka të bëjë me vendimet: Për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, për nevoja të rrugës publike të deponisë së mbeturinave në Velekincë, për themelimin e Komitetit konsultativ të ekspertëve të planifikimit hapësinor, për planin e punës së Kuvendit Komunal për vititn 2015, për planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2015, për raportin financiar janar-mars 2015, për Rregulloren për mbrotjtjen e të miturve nga dukuritë që dësmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre, për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për transparencë komunale si dhe të vendimit për lejmin e shfrytëzimit të pronës së paluajtshme komunale për nevoja të Bashkësisë Islame në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”.

Opozita në Gjilan e ka akuzuar vazhdimisht Kuvendin Komunal, duke thënë se po miraton vendime të paligjshme. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.