DYLON

MAPL dhe SDC/DEMOS shpërblejnë Gjilanin me grant në vlerë prej 244 mijë euro

MAPL dhe SDC/DEMOS shpërblejnë Gjilanin me grant në vlerë prej 244 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit është shpërblyer sot me grantin e tretë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe SDC/DEMOS në shumën prej 244 mijë euro për performancën e vitit 2017, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK).

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL dhe SDC/DEMOS për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.

“Faleminderit MAPL dhe SDC/DEMOS pwr këtë vlerësim të lartë për Gjilanin. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë në vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Përndryshe, në ceremoninë e sotme të ndarjes së granteve të organizuar nga MAPL dhe SDC/DEMOS, ka marrë pjesë drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, ai i Administratës, Bardhyl Syla dhe koordinatori i SMPK, Ibrahim Ademi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.